Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë ka thënë se aeroplanët luftarakë amerikanë ua kanë prerë rrugën dhe i kanë përcjellë bombarduesit rusë gjatë një fluturimi të zakonshëm mbi ujërat ndërkombëtare afër Shteteve të Bashkuara.
Kjo ministri tha se fluturimi 11-orësh nga bombarduesit e tipit “Tupolev Tu-95MS” ka qenë në përputhje me ligjet ndërkombëtare dhe se aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit “F-22 Raptor” i kanë përcjellë bombarduesit rusë gjatë disa fazave të fluturimit, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Modeli “Tupolev Tu-95MS” është aeroplan shumë i rrezikshëm, sepse mund të bartë koka bërthamore.
Kjo nuk është hera e parë që aeroplanët amerikanë dhe rusë fluturojnë afër njëri-tjetrit. Disa raste të tilla janë shënuar më herët mbi ujërat e Detit Mesdhe.