Adriatik Llalla, VOA: I pari zyrtar i shpallur non-grata nga DASH që dënohet - Gazeta Express
string(74) "adriatik-llalla-voa-i-pari-zyrtar-i-shpallur-non-grata-nga-dash-qe-denohet"

Adriatik Llalla, VOA: I pari zyrtar i shpallur non-grata nga DASH që dënohet

Shqiperi

Gazeta Express

22/09/2021 18:13

Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la sot në fuqi dënimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish Prokurori i Përgjithshëm është dënuar me 2 vjet burgim dhe 5 vjet përjashtim nga funksionet publike, pasi u shpall fajtor nën akuzat për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Lexo Edhe:

Po ashtu do të konfiskohen edhe disa prona të vëna paraprakisht nën sekuestro 4 sipërfaqe toke, gjithsej 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.

Zoti Llalla nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa avokati i tij tha se ish kryeprokurori gjendet në regjim spitalor. Avokati e quajti vendimin të padrejtë dhe tha se do të ankimohej në Gjykatën e Lartë.

Ish Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, bëhet i pari zyrtar i lartë që dënohet për korrupsion nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit

Zoti Llalla është i pari ish zyrtar i lartë nga Shqipëria, ndaj të cilit Departamenti Amerikan i Shtetit mori në vitin 2018 vendimin për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, së bashku me familjen, për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Më pas nga Shqipëria janë përfshirë në listën e Departamentit të Shtetit për të mos hyrë në SHBA ish deputeti Tom Doshi, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e së fundi dhe ish kryeministri Sali Berisha.