Adriatik Llalla në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së - Gazeta Express
string(102) "adriatik-llalla-ne-kerkim-pas-vendimit-te-apelit-te-posacem-dyshohet-se-udhetoi-drejt-vendeve-te-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 12:12

Adriatik Llalla në kërkim pas vendimit të Apelit të Posaçëm, dyshohet se udhëtoi drejt vendeve të BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2021 12:12

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla mësohet se në dy javët e fundit udhëtoi drejt vendeve të BE.

Sot është dita e dytë e kërkimeve për Llallën pasi Apeli i Posaçëm e shpalli fajtor dhe e dënoi me 2 vite burg dhe 5 vite heqje të drejtë për të kryer funksione shtetërore.

Tashmë Llalla është në kërkim kombëtar, por Policia brenda tre muajsh duhet të kryejë të gjitha kontrollet e mundshme dhe nëse ish-kryeprokurori nuk gjendet atëhere shpallet në kërkim ndërkombëtar.

Nuk përjashtohet mundësia që Llalla të ketë rihyrë sërish në Shqipëri, por për këtë nuk ka informacion. Ndërkohë ditën e djeshme Policia mësyu në banesën e ish-kryeprokurorit në Tiranë por nuk e gjetën ndërsa familjarët refuzojnë të japin vendndodhjen.