Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn - Gazeta Express
string(79) "adriatik-kelmendi-infektohet-me-covid-19-njoftohet-gjate-intervistes-me-hoxhajn"

Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 23:20

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19 ka rezultuar pozitiv. Ai tha se është mirë me shëndet.

Ai tha se ka dhimbje të vogla të kokës dhe fytit.

Lexo Edhe:

Se doli pozitiv me coronavirus, Kelmendi u njoftua gjersa ishte live në emisionin që e udhëheq e ku mysafir ishte kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kelmendit:

S’ka se si të ndodhte ndryshe. 

Sonte, në 2-3 minutat e fundit të Rubikonit më erdhi porosia se – më në fund! – edhe unë dola Covid-19 pozitiv. Pasi që kisha pasur kontakt me persona të infektuar, pardje bëra një test që rezultoi negativ, kurse sot edhe një tjetër – pozitiv.

E qartë, asnjë ditë të vetme nuk jam karantinuar që nga shpallja e pandemisë, duke punuar çdo ditë dhe duke parë se shumica e njerëzve të kontaktit dilnin pozitivë. Padyshim se i jam përmbajtur protokoleve aq sa kam mundur, kam bërë edhe shumë teste të tjera përgjatë kësaj kohe…

Me shëndet jam përgjithësisht mirë, përveç një gërrithje të lehtë të fytit dhe pak dhimbje koke.

S’ka se si të ndodhte ndryshe. ? Sonte, në 2-3 minutat e fundit të Rubikonit më erdhi porosia se – më në fund! – edhe…

Posted by Adriatik Kelmendi on Thursday, February 25, 2021