Adriana Matoshi: Nuk kam lexuar as në libra që ekziston një dashuri kaq e sinqertë si e imja me Keith - Gazeta Express

Adriana Matoshi: Nuk kam lexuar as në libra që ekziston një dashuri kaq e sinqertë si e imja me Keith

Rozë

Gazeta Express

13/01/2021 22:33

Aktorja Adriana Matoshi është komentuar mjaft kohëve të fundi për shkak të lidhjes së saj të re me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld, me të cilin ka një diferencë afro 19 vite në moshë.

E pyetur se si ka nisur lidhja me një djalë 19 vite më të ri, Adriana tha se Keith është shumë më i pjekur për moshën që ka.

“Jam shumë e lumtur, nuk e di sa do të zgjasë kjo lumturi, shpresoj që do të zgjasë për aq sa ka dashuri. Për momentin nuk kam lexuar libra që ekziston një dashuri e tillë kaq e sinqertë. Është i ri në moshë, por në mendje në ide dhe në të gjitha që Keith i ka dhe i ka përjetuar është shumë më i pjekur për moshën që ka. Në fillim nuk e dija sa vjeçar është Keith, por shoqes time i ka thënë që po më pëlqen Adriana, dhe nuk e kam menduar me fillim”, tha ajo në “Ftesë në 5”.

Keith dhe Adriana e zyrtarizuan lidhjen në tetor të vitit të kaluar.