string(120) "adrian-shtuni-propozimi-i-ldk-se-per-qeveri-tranzicioni-nje-hap-i-matur-drejt-daljes-nga-kriza-uroj-qe-maturia-te-fitoje"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 19:17

Adrian Shtuni: Propozimi i LDK-së për Qeveri Tranzicioni, një hap i matur drejt daljes nga kriza – Uroj që maturia të fitojë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 19:17

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme, Adrian Shtuni, ka reaguar në lidhje me propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për krijimin e një Qeverie Nacionale Tranzicioni, duke e cilësuar këtë iniciativë si një veprim të matur dhe të përgjegjshëm në kohën e një ngërçi politik e krize institucionale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shtuni ka theksuar se kjo ide përputhet me atë që ai vetë kishte sugjeruar menjëherë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, ku kishte kërkuar një konsensus të gjerë politik për të garantuar stabilitetin dhe për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve politike e institucionale.

“Propozimi i LDK-së për Qeveri Nacionale Tranzicioni është një propozim i matur e i përgjegjshëm që mund t’i mundësojë Kosovës daljen nga ngërçi politik dhe kriza institucionale që e ka kapluar në një kohë mjaft delikate,” ka shkruar Shtuni, duke shtuar se vetëm përmes kompromisit politik dhe bashkëpunimit mund të sigurohet një “korrigjim kursi” i domosdoshëm për të ardhmen e vendit.

Ai ka nënvizuar se në situatën aktuale, të karakterizuar nga pasiguri dhe sfida vendimtare, është e nevojshme që të gjithë politikanët e përgjegjshëm në Prishtinë të tregojnë gatishmëri për bashkëpunim dhe të lënë pas ndasitë politike në funksion të interesit të përbashkët shtetëror.

“Gjetja e një formule të pranueshme bashkëqeverisëse do të përbënte një hap të mirë fillestar në drejtimin e duhur, një korrigjim kursi që do të duhej të mos vonohej,” ka shkruar ai, duke theksuar se polarizimi i thellë politik e shoqëror po e dëmton rëndë Kosovën dhe ka një kosto që vendi nuk mund ta përballojë.

Në fund të reagimit të tij, Shtuni ka shprehur shpresën që “maturia të fitojë”, duke apeluar për reflektim dhe vendimmarrje në frymën e përgjegjësisë kombëtare.