Adoleshenti që u vra nga policia në ShBA në duar kishte armë lodër - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 15:56

Adoleshenti që u vra nga policia në ShBA në duar kishte armë lodër

Lajme

Gazeta Express

19/10/2021 15:56

Një adoleshent në Florida të Shteteve të Bashkuara u vra të shtunën në mbrëmje nga policia, pasi ua drejtoi një armë lodër veturave dhe policëve, sipas autoriteteve.

Djaloshi, 17 vjeç, u identifikua si Alexander King, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në shkollën “Tarpon Springs”, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Hetuesit thanë se policia mori disa thirrje për një burrë me armë të stili ushtarak që po ua drejton veturave. Kur policët arritën në vendin e ngjarjes, i riu e kishte ngritur armën dhe ua kishte drejtuar, tha komandanti rajonal i policisë, Jeff Young.

Policët u fshehën pas një veture dhe qëlluan disa herë në drejtim të adoleshentit, i cili u godit disa herë.

Oficerët kishin marrë raportime se King mund të kishte armë të modelit AK-47, por komandanti i policisë tha se në të vërtetë, i riu kishte armë që përdoret në një lloj loje.

Policët e përfshirë në rast janë ndëshkuar me pushim administrativ përderisa autoritetet e hetuesisë në Florida po e hetojnë rastin.

Adoleshenti i vrarë në të kaluarën kishte pasur 22 përballje me policinë, përfshirë një arrestim për sulm fizik më 2017 ndaj një punëtori të shkollës dhe një sulm me armë vdekjeprurëse në vitin 2018.