Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, ngjarja ndodh në prani të dy djemve të tjerë të mitur në Gjirokastër - Gazeta Express
string(114) "adoleshenti-abuzon-seksualisht-me-10-vjecarin-ngjarja-ndodh-ne-prani-te-dy-djemve-te-tjere-te-mitur-ne-gjirokaster"

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 23:32

Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, ngjarja ndodh në prani të dy djemve të tjerë të mitur në Gjirokastër

Lajme

Gazeta Express

02/04/2026 23:32

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku adoleshenti ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

Një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, dyshohet se në prani të 2 djemve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me vogëlushin.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në polici për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement