Admirali amerikan thotë se Irani është dobësuar, por kërkon të vëzhgohet nga afër - Gazeta Express
string(80) "admirali-amerikan-thote-se-irani-eshte-dobesuar-por-kerkon-te-vezhgohet-nga-afer"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:00

Admirali amerikan thotë se Irani është dobësuar, por kërkon të vëzhgohet nga afër

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:00

Një oficer i lartë ushtarak i nominuar nga Presidenti Donald Trump për t’i udhëhequr operacionet ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme u tha ligjvënësve të martën se aftësia e Iranit për t’i kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj është dobësuar që nga sulmi militant i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, por shtyu pyetjet mbi detajet për një diskutim të klasifikuar me ligjvënësit më vonë gjatë ditës, raporton The Washington Post.

Nënadmirali Charles “Brad” Cooper pritet të promovohet në admiral me katër yje dhe ta marrë drejtimin e Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM). Ai ka shërbyer që nga shkurti 2024 si zëvendëskomandant i Komandës Qendrore, duke punuar nën drejtimin e gjeneralit të Ushtrisë Michael “Erik” Kurilla gjatë një periudhe të trazuar që përfshinte luftën në Gaza pas sulmit të Hamasit, sulme ndaj forcave amerikane nga disa milici të mbështetura nga Irani, dhe sulmet ajrore të fundjavës së kaluar nga SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Cooper, i pyetur se si do të vazhdojnë Shtetet e Bashkuara t’i dobësojnë forcat proxy të Iranit, tha se SHBA-ja do të duhet të vazhdojë ta vëzhgojë nga afër si Iranin, ashtu edhe forcat që ai mbështet. Hamasi dhe Hezbollahu me bazë në Liban janë dobësuar, tha ai, por Houthit në Jemen dhe milicitë në vende të tjera mbeten shqetësim.

Cooper dëshmoi së bashku me gjeneralin lejtnant të Forcave Ajrore, Alexus Grynkewich, një oficer i lartë ushtarak amerikan në Shtabin e Përbashkët të Pentagonit. Ai është nominuar për ta udhëhequr Komandën Europiane të SHBA-së.