Administratorët në aksion për pastrimin e qytetit - Gazeta Express
string(49) "administratoret-ne-aksion-per-pastrimin-e-qytetit"

Administratorët në aksion për pastrimin e qytetit

Gazeta Express

14/12/2019 17:42

Me fshesa në dorë, doreza higjienike dhe qese mbeturinash, ministra, gjykatës, prokurorë, deputetë, kryetarë komunash dhe të punësuar në administratën shtetërore zyrat e tyre sot i zëvendësuan me pastrimin e rrugëve dhe parqeve. . u mblodhën gjithë çfarë mbeturina nga deponitë e egra ose nga parqet. Të gjithë të pranishmit u regjistruan në një listë të posaçme për evidentimin e prezencës së tyre. Atyre që vendosën ta bojkotojnë aksionin dita e sotme nuk do u regjistrohet si ditë pune.

I pari që kapi fshesën nga krerët e shtetit ishte ministri i shoqërisë informatike dhe administratë, Damjan Mançevski. Për te kjo është mënyra e duhur për t’u ngritur vetëdija e qytetarëve.

Lexo Edhe:

Mesazhi kryesor i ngjarjes së sotme është se të gjithë duhet të kujdesemi për mjedisin, të gjithë duhet të kujdesemi që gjithmonë të jemi të pastër, dhe më e rëndësishmja pasi të pastrojmë ta rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve”-pohoi Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë së Informacionit.

Aksionit iu bashkua edhe shefja e prokurorisë për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Para fillimit të aksionit, Ruskoska së pari doli me një listë kontrolli kush nga kolegët ka ardhur.

Kështu që me të vërtetë më pëlqen, sepse kemi mundësinë të shoqërohemi edhe jashtë zyrës. Ju jeni pajisur me çfarë? Me atë që më dhanë doreza dhe kam një qese”-tha Vilma Ruskoska, shefe e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion.

40,000 administratorë sot kanë pastruar plehrat në disa lokacione në Shkup dhe qytete të tjera të vendit. Në këtë mënyrë, punonjësit kompensojnë 2 janarin 2019, të cilin Qeveria e shpalli ditë jopune, për të gjitha institucionet shtetërore. Mbetet pyetja nëse punonjësit e administratës që kanë qëndruar në shtëpi me vite, por që akoma marrin paga nga arka e shtetit, i janë bashkuar aksionit mjedisor.