Administrata e Barnave në ShBA: Kujdes me dezinfektuesit e duarve, disa mund të shkaktojnë marramendje, kokëdhimbje dhe verbërim - Gazeta Express
string(125) "administrata-e-barnave-ne-shba-kujdes-me-dezinfektuesit-e-duarve-disa-mund-te-shkaktojne-marramendje-kokedhimbje-dhe-verberim"

Gazeta Express

09/07/2020 10:27

Administrata e Barnave në ShBA: Kujdes me dezinfektuesit e duarve, disa mund të shkaktojnë marramendje, kokëdhimbje dhe verbërim

Gazeta Express

09/07/2020 10:27

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në ShBA ka shtuar më shumë lloje të dezinfektuesve të duarve në lisën, si produkte të kontaminuara me metanol toksik, shkruan CNN.

Më shumë se dy lloje të produkteve sanitare të duarve të shitura nga Meksika, që janë në treg me emrin Blumen, përmbajnë nivele të larta të metanolit dhe janë rekomanduar të tërhiqen nga tregu.

Lexo Edhe:

FDA tha që ka parë një rritje të produkteve që përmbajnë etanol, i njohur edhe si alkooli etilik, që testoi pozitiv në testet për kontaminim me metanol.

Metanoli mund të jetë kërcënues për jetën nëse futet në gojë dhe toksik për lëkurën. ShBA ka raportuar gjithashtu raste të verbërisë, shtrime në spital dhe vdekje tek të rritur dhe fëmijët pas pirjes së produkteve të tilla apo përthithjes së tyre përmes lëkurës.

Metanoli ose alkooli i drurit siç njihet shpesh, përdoret në antifriz dhe për prodhimin e karburanteve. Ekspozimi ndaj kësaj substance mund të shkaktoj marramendje, dhimbje koke, agjitacion, amnezi dhe komë.

Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, këshillon njerëzit që në vend që të përdorin dezinfektues të lajnë duart shpesh me sapun dhe ujë. Në raste të tejra ata rekomandojnë përdorimin e dezinfektuesve me bazë alkooli që përmban më pak 60% etanol./Gazeta Express