Adidas i ndërpret kontratën Kanye West pas komenteve të tij antisemike - Gazeta Express
string(70) "adidas-i-nderpret-kontraten-kanye-west-pas-komenteve-te-tij-antisemike"

Yjet

Gazeta Express

25/10/2022 19:30

Adidas i ndërpret kontratën Kanye West pas komenteve të tij antisemike

Yjet

Gazeta Express

25/10/2022 19:30

Adidas me në fund e ka ndërprerë partneritetin me Kanye Çest duke i quajtur deklaratat e tij “të papranueshme, urrejtëse dhe të rrezikshme” kur ai bëri shpërthim antisemik. Raperi i hitit “Radioaktiv” po sheh që pasuria e tij po bie dita ditës

Gjiganti sportiv gjerman, Adidas edhe zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Kanye West pas komenteve të tij kontraverse.

Lexo Edhe:

West, 45 vjeçar, ka bërë disa herë akuza antisemike në rrjetet sociale. Reperi pas këtyre komenteve kishte parë që komentet e tij janë fshirë dhe profilet e tij në rrjetet sociale u kufizuan dhe ndaluan.

Adidas më parë e vuri në diskutim partneritetin me Ye në fillim të këtij muaji, teksa tani thonë se ata kanë pasur humbje 250 milionë dollarë pas deklaratave të tij.

Forbes vlerëson se tani Kanye pritet ta humbet statusin e tij të miliarderit pasi që humbi partneritetin me Adidas x Yeezy, një partneritet që i sillte atij shumë të ardhura.

Nuk është vetëm Adidas që ka shkëputur partneritetin me West këtë muaj, pasi që edhe firma të mëdha si Balenciaga dhe GAP po ashtu ndanë rrugët më të. Po ashtu, edhe agjencia që mbledh talente CAA ka ndarë rrugët më të dhe si duket këto deklarata janë duke i kushtuar shumë reperit që një vit më parë u nda edhe nga gruaja e tij miliarder, Kim Kardashian. /GazetaExpress/