Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici (DOKUMENT) - Gazeta Express
string(82) "ademi-vmro-vlen-hoqen-nenin-qe-mbron-perfaqesimin-e-shqiptareve-ne-polici-dokument"

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 15:55

Ademi: VMRO-VLEN hoqën nenin që mbron përfaqësimin e shqiptarëve në polici (DOKUMENT)

Maqedoni

Gazeta Express

17/07/2025 15:55

VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshirjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare! Kështu ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa thotë se “kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se ‘kujdesen për shqiptarët’”.

Reagimi i plotë i Arbër Ademi:

Skandalet nuk kanë fund!

Shqiptarët dhe Marrëveshja e Ohrit po sulmohen nga çdo drejtim: institucionalisht, ligjërisht e politikisht.

Sot jemi dëshmitarë të një tjetër goditjeje të rëndë: VMRO-DPMNE, në bashkëpunim me “Vlen”, ka propozuar fshierjen e nenit 96 nga Ligji për Policinë, nen që parasheh përfaqësim të drejtë dhe adekuat në këtë institucion. Propozim-ligji është sot në seancë plenare!!

Dhe kjo po ndodh në heshtje, me dorën e atyre që thonë se “kujdesen për shqiptarët”…

Neni 96 që dëshirojnë ta fshiejnë nga Ligji ekzistues për Policinë thotë:

1) Gjatë punësimit në Polici, duhet të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë qytetarët që i përkasin të gjitha bashkësive, duke respektuar kriteret e aftësisë profesionale dhe kompetencës.

2) Gjatë punësimit në Polici duhet të respektohet parimi i barazisë gjinore.