Ademi për Kosovën: Synim yni është kualifikimi në Kampionat Evropian - Gazeta Express
string(67) "ademi-per-kosoven-synim-yni-eshte-kualifikimi-ne-kampionat-evropian"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 13:29

Ademi për Kosovën: Synim yni është kualifikimi në Kampionat Evropian

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 13:29

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth gjasave dhe synimeve që i ka Kombëtarja e Kosovës për t’u kualifikuar në një garë të madhe të futbollit evropian.

Kreu i futbollit kosovar e ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, për të cilën i shprehu qartë synimet që Dardanët ta sigurojnë kualifikimin në një Kampionat Evropian, pasi gjasat për të shkuar në Botëror janë realisht më të vogla, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne kemi sjellë shumë lojtarë të rinj midis moshave 17 dhe 20 vjeç për ta formuar ekipin tonë për dhjetë vitet e ardhshme. Qëllimi është të arrijmë Kampionatin Evropian. Dhe, Leon Avdullahu e luan një rol veçanërisht të rëndësishëm si udhëheqës. Ne e shohim atë si pjesë të brezit të ri që do ta formojë themelin. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht, ai është ende i ri dhe nuk duam t’i bëjmë shumë presion. Por, mendojmë se ai ende mund të zhvillohet shumë mirë”, deklaroi Ademi. /Gazeta Express