Ademi: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës - Gazeta Express
string(57) "ademi-leon-avdullahu-mund-te-behet-granit-xhaka-i-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 13:22

Ademi: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 13:22

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka lartësuar Leon Avdullahun, i cili së fundmi vendosi ta zgjedh Kosovën para Zvicrës.

Në një intervistë për mediumin e madh zviceran “Blick”, kreu i futbollit kosovar ka insistuar se futbollisti i ri Dardan mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës, përcjell “Gazeta Express”.

“Leoni vendosi me zemër. Por është gjithashtu shumë i zgjuar, prandaj projekti ynë e bindi. Por para së gjithash, ai e ndoqi zemrën e tij. Diskutimet me Leonin dhe ata përreth tij kanë vazhduar për më shumë se një vit. Ne e njohim familjen e tij dhe kemi një miqësi të ngushtë me ta. Por prindërit e tij bënë mirë që ia lanë vendimin tërësisht Leonit. Nuk mund ta manipulosh një djalë si ai. Ne besojmë se ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës. Sigurisht, ai është ende i ri – dhe nuk duam t’i bëjmë shumë presion. Por mendojmë se ai ende mund të zhvillohet shumë mirë”, deklaroi fillimisht Ademi për “Blick”.

I pyetur nëse Zvicra duhet t’ia ketë frikën Ademit, nëse ky i fundit do të marrë lojtarë të tjerë kosovarë që rriten në Zvicër, ai u përgjigj:

“Zvicra nuk duhet të më ketë frikë mua e as Federatën e Futbollit të Kosovës. Ne jemi miq të mirë dhe ju nuk keni frikë nga miqtë. Ne e ruajmë një marrëdhënie shumë të mirë me Zvicrën. Por në futboll, në fund të fundit, ajo që ka rëndësi është se kush e fiton ndeshjen. Kjo është arsyeja se përse duam të fitojmë të premten”, vazhdoi ai.

“Sigurisht, ne jemi të hapur për këdo që dëshiron ta përfaqësojë Kosovën dhe e ka nivelin e nevojshëm të aftësive. Në fund të fundit, në Zvicër ekziston një diasporë e fortë që i kultivon rrënjët e saj, e ndjen gjakun kosovar dhe e do vendin e baballarëve dhe familjarëve të tyre, edhe pse shumë prej tyre janë lindur në Zvicër”, nënvizoi tutje Ademi. /Gazeta Express