Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, që nga radhët e LDK-së garon për një tjetër mandat, ka vazhduar takimet me qytetarë.
“Ademajt e Lubovës dhe Osmanajt e Gurrakocit ia dhanë hijeshinë kësaj nate me mikpritjen dhe përkrahjen e tyre të fuqishme”, ka shkruar Ferati.
AI ka thënë se qytetarët tashmë janë bashkuar për Istogun e të gjithëve.
“Qytetarët janë bashkuar tashmë në këtë rrugëtim për Istogun e të gjithëve, pa dallim. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai. /Gazeta Express