Adem Mikullovci, mishërimi i një artisti perfekt e një njeriu të jashtëzakonshëm - Gazeta Express
string(79) "adem-mikullovci-misherimi-i-nje-artisti-perfekt-e-nje-njeriu-te-jashtezakonshem"

Adem Mikullovci, mishërimi i një artisti perfekt e një njeriu të jashtëzakonshëm

Gazeta Express

16/09/2020 12:28

Gazetare: Albulena Demaku

Krijues, ideator, humorist, patriot e mbi të gjitha një person i jashtëzakonshëm.

Lexo Edhe:

I tillë ishte, Adem Mikullovci, për të cilin arti dhe kultura ishin sinonimi i suksesit të tij.

Një jetë të tërë, Mikullovci ia dedikoi skenës. Ishte padyshim një mjeshtër i madh i skenës teatrale, filmike e asaj humoristike dhe si i tillë do të mbetet në kujtesën e secilit.

Përkushtimi i madh në art, humori e jeta që i dha personazheve të ndryshme, ia siguruan atij një vend të madh në historinë e artit tonë.

E, të freskët kujtimin për të e kanë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.