Adem Maliqi është rikthyer tek Llapi.
Klubi llapjan ka njoftuar përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me sulmuesin e krahut.
“Maliqi rikthehet sërish në shtëpi dhe do ta rrisë konkurrencën në repartin ofanziv të skuadrës”, shkruan klubi kosovar.
26-vjeçari u rikthye në “Zahir Pajaziti” pas eksperiencës me Feronikelin ’74.
Ai është prezantuar nga drejtori sportiv, Mentor Zhdrella, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në mesin tonë.
“Po kthehem sërish në vendlindje dhe në shtëpinë time. Besimin e drejtuesve të klubit do mundohem në maksimum t’ua shpërblej me paraqitje të mira në fushë, normalisht me gola e asistime sepse golat e asistimet na karakterizojnë neve si sulmues. Ekipi është shumë i mirë, pritja ka qenë gjithashtu e mirë dhe na mbetet vetëm të punojmë maksimalisht që t’i arrijmë objektivat e klubit, e që normalisht janë trofetë dhe Evropa”, ka thënë Maliqi sot pas prezantimit.
Adem Maliqi është transferimi i dytë i këtij afati kalimtar tek Llapi pas Landrit Ramës.
Llapjanët paralajmërojnë edhe përforcime të tjera. /Gazeta Express/