“Adem Jashari ishte shok i Hashimit – Kurti më mirë që nuk shkoi në varrim, me e fy dinjitetin e Thaçit”, Azdren Shala - Gazeta Express
string(112) "adem-jashari-ishte-shok-i-hashimit-kurti-me-mire-qe-nuk-shkoi-ne-varrim-me-e-fy-dinjitetin-e-thacit-azdren-shala"

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 21:39

“Adem Jashari ishte shok i Hashimit – Kurti më mirë që nuk shkoi në varrim, me e fy dinjitetin e Thaçit”, Azdren Shala

Lajme

Gazeta Express

20/03/2025 21:39

Analisti Azdren Shala u deklarua në Pressing në T7 për mungesën e Albin Kurtit dhe Familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

“Albin Kurti me disa eksponentë të lartë të qeverisë, kanë bo mirë që s’kanë shku në varrim të Haxhi Thaçit, sepse prezenca e tyre aty e fyen kujtimin e Haxhi Thaçit dhe Hashim Thaçit. Mendoj që e kanë bo hapin më të mirë në krejt jetën e tyre politike”, tha Shala në Pressing.

Ndërsa, për Familjen Jashari tha se “pasardhësit e Jasharajve, (jo krejt), nuk po arrijnë me mbajtë peshën e rëndë që e ka mbiemri Jashari”.

“Adem Jashari ka qenë shok i Hashim Thaçit në luftë dhe janë kanë një grupacion që e kanë pru lirinë e Kosovës. E pasardhësit e burrit të madh legjendar si Adem Jashari mos me mujtë me nderu të paktën mbiemrin Jashari, nëse jo mbiemrin Thaçi për mua është e dhimbshme…”, tha Shala në Pressing.

Advertisement
Advertisement
Advertisement