Adelina Tahiri në pritjen e ëmbël? Raportohet se këngëtarja është shtatzënë - Gazeta Express
string(74) "adelina-tahiri-ne-pritjen-e-embel-raportohet-se-kengetarja-eshte-shtatzene"

Gazeta Express

30/09/2020 14:36

Adelina Tahiri në pritjen e ëmbël? Raportohet se këngëtarja është shtatzënë

Gazeta Express

30/09/2020 14:36

Këngëtarja Adelina Tahiri ngjalli dyshime se është sërish shtatzënë.

Adelina Tahiri është stërfolur për martesën e saj me biznesmenin maqedon Serjozha Markov, që tashmë kanë një fëmijë së bashku Jon Markov.

Lexo Edhe:

Këngëtarja shqiptare, e shkëputur nga muzika tash e disa muaj, nuk lë anash rrjetet sociale ku publikon imazhe nga pushime luksoze e të dhuratave ndryshme.

Në foton e fundit të publikuar, fansat vënë re se barku i këngëtares, dukej më i rrumbullakosur se zakonisht.

Edhe pse spekulimet kanë filluar, Adelina ende nuk ka dhënë ndonjë koment sa i përket kësaj çështje.

Kujtojme se projekti i saj i fundit muzikor quhet “ Hile Hile”, me muzikë nga Irkenc Hyka dhe tekst të shkruar nga Petro Xhori.