Adelina Ismaili ishte propozuar për pjesëmarrje në “Sanremo”, por ajo tregon pse e kishte refuzuar ftesën - Gazeta Express
string(114) "adelina-ismailit-i-eshte-propozuar-pjesemarrja-ne-sanremo-por-ajo-tregon-se-pse-e-kishte-refuzuar-nje-gje-te-tille"

Gazeta Express

02/11/2020 16:55

Adelina Ismaili ishte propozuar për pjesëmarrje në “Sanremo”, por ajo tregon pse e kishte refuzuar ftesën

Gazeta Express

02/11/2020 16:55

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili së fundmi është duke qëndruar shumë në hije sa i përket jetës së saj si këngëtare, por ajo si duket ka përgatitur diçka tjetër dhe është paraqitur shumë ndryshe sa i përket karrierës së saj.

Ajo së fundmi është duke moderuar një emision “Tete a Tete me Adelinën”, në të cilin ka të ftuar shumë politikanë të njohur ku trajton edhe tema shumë interesante.

Në puntantën e fundit ajo ka pasur të ftuar politikanin e njohur Behgjet Pacolli, i cili ka zbuluar edhe një detaj sa i përket karrierës së këngëtares.

Ai kishte treguar se në vitin 2002, iu është kërkuar të përzgjidhte një këngëtare për të qenë pjesë e festivalit “Sanremo” në Itali.

Pacolli tha se mënjëherë kishte përzgjedhur Adelinën mirëpo nëna e saj e ndjerë Mona kishte refuzuar një gjë të tillë.

Këngëtarja nuk e la historinë me kaq dhe filloi të spjegonte se pse kishte ndodhur ky refuzim.

Ne në vitin 2002 Z.Pacolli, ndoshta edhe unë e kam me borxh një shpjegim publik – ka qenë kohë e pasluftës, ishin vetëm dy vite sa kishte mbaruar lufta. Përveç traumave të luftës kishin filluar edhe ato të pasluftës dhe reagonim [ishin nëna dhe ne tri vajzat] me një egërsi të pashoqe, kur afrohej dikush që na jepte një të mirë, që normalisht duhet me qenë e kundërta që ta pranosh të mirën, e ne tmerroheshim. Ka vazhduar kështu një kohë të gjatë”, është shprehur Adelina Ismaili.

Kujtojmë se po atë vit, pas refuzimit të saj shanci iu dha këngëtares Elsa Lilës, për të përformuar në festivalin më të madh në Itali “Sanremo” me këngën Valeria. /Express Rozë/