Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë një rrëfim emocional për djalin e saj, duke treguar detaje të veçanta nga përditshmëria me të.
Në një intervistë, ajo tha se djali i ngjan asaj në shumë aspekte, përfshirë eksperimentimin me stilin, veshjen dhe kufijtë.
“Ka disa gjëra prej meje, me eksperimentu me flokë, me vathë, me veshje, me i prek limitet deri ku mund të shkojë. Ka shumë prej Valit, ka prej krejtve ngapak, është njëfarë kombinimi i mirë,” u shpreh Adelina.
Megjithatë, ajo pranoi se nuk është gjithmonë e lehtë të shohësh te fëmija pasqyrën e vetes: “O Zot, sa dhemb me i pa të metat e tua në fëmijën tënd, e sheh çfarë poshtërsie ke qenë, edhe je.”
Adelina tregoi se djali është i llastuar nga të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë burrin e saj Valin dhe tezet, por theksoi se është ajo që përpiqet ta mbajë me këmbë në tokë.
“Përlarjet më të mëdha i ka me mua, ka filluar të përlahet me mua,” shtoi ajo me sinqeritet.