Adelina i thotë publikisht “Të dua!” Valit - Gazeta Express
string(39) "adelina-i-thote-publikisht-te-dua-valit"

Adelina i thotë publikisht “Të dua!” Valit

Gazeta Express

10/07/2020 23:27

Këngëtarja Adelina Ismaili është parë sot në plazh bashkë me djalin e saj Uliksin dhe Val Krasniqi

Diva e muzikës kosovare Adelina Ismaili ka filluar pushimet e saj për këtë vit.

Lexo Edhe:

Ajo ka shfrytëzuar lehtësimin e masave kundër pandemisë së koronavirusit për të shkuar në det.

Pavarësisht se nuk ka treguar se ku ka shkuar, megjithatë diva kosovare ka postuar një fotografi bashkë me Val Krasniqin, burrin e saj.

“Faleminderit Zot për të gjitha. Dashurinë me të cilën m’ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pa fund dhe shëndetin. Të dua @val.krasniqi”, ka shkruar Adelina.

Adelina është martuar që disa vite me Valin, i cili është një afarist i suksesshëm fillimisht në Zvicër mandej edhe në Kosovë.

Ata kanë edhe një fëmijë që e kanë pagëzuar me emrin Uliks. /GazetaExpress/