Adelina Emini kthehet me një këngë kushtuar Maurës që humbi jetën në një rast terrorist - Gazeta Express
string(87) "adelina-emini-kthehet-me-nje-kenge-kushtuar-maures-qe-humbi-jeten-ne-nje-rast-terrorist"

Adelina Emini kthehet me një këngë kushtuar Maurës që humbi jetën në një rast terrorist

Muzike

Gazeta Express

11/03/2024 19:34

Adelina Emini ka lansuar dje një këngë dedikim për një studente me emrin Maura Binkley, që humbi jetën në një sulm terrorist që u bë në Tallahassee të Floridas

Kënga është lansuar para gjashtë ditëve në kanalin zyrtar të Adelina Eminit ku ajo këndon në gjuhën angleze.

Lexo Edhe:

“Maura’s Song – A Force United, lindi nga një tragjedi. Nga të shtëna masive në SHBA e kryer nga një burrë i motivuar nga urrejtja e tij ndaj grave. Ai sulmoi një klasë joga në një pasdite të së premtes me diell në Tallahassee, Florida”, ka thënë Emini për Express.

Sulmuesi nuk ka njohur asnjë nga viktimat e tij, por që ai kishte zgjedhur që ta kryejë aktin terrorist të tij në një vend paqeje, siç është palestra e jogës si dhe arsyen pse aty kishte gra.

Në këtë akt terrorist humbi jetën edhe studentja 21 vjeçare, Maura Binkley me të cilën Adelina Emini studjoi në të njëjtin Universitet – Universitetin Shtetëror të Floridës.

“Motivimi për Këngën e Maurës është për the ë lërë dritën e dashurisë të largojë errësirën e urrejtjes. Përshtatur nga një poezi, ‘Motra e Artë’ e shkruar nga babai i Maurës, kënga është një himn i dashurisë për të gjithë njerëzimin dhe një himn për të frymëzuar njerëzit – veçanërisht gratë e reja – të qëndrojnë të bashkuara kundër urrejtjes dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thotë Adelina, duke shtuar se kjo këngë është “edhe thellësisht personale, edhe një këngë për të gjithë”.

Kënga është punuar me muzikë të Darko Dimitrov derisa tekstin e këngës e ka shkruar Jeff Binkley dhe Lindon Berisha. /GazetaExpress/