Adelina Berisha bëhet teze për herë të tretë - Gazeta Express
string(44) "adelina-berisha-behet-teze-per-here-te-trete"

Adelina Berisha bëhet teze për herë të tretë

Yjet

Gazeta Express

19/07/2022 23:22

Këngëtarja Adelina Berisha ka treguar me anë të një postimi në Insta Story që ajo është bërë teze për herë të tretë

Këngëtarja, e cila ka një motër më të madhe me emrin Dafina, e cila është e martuar në Amerikë, ka lindur djalë të cilin e ka pagëzuar me emrin Darnis.

Lexo Edhe:

“Mirësevjen në këtë botë bebushi Darnis. Dafina Mali faleminderit që ma dhe përsëri emrin teze, i vogli të jetë gjatë dhe të jetë i lumtur”, ka shkruar ajo duke bërë tag motrën e saj Dafina Mala dhe burrin e saj Ornis Mala.

Pas kësaj ajo ka bërë edhe një postim tjetër ku ka shkruar: Të dua shumë Darnisi i tezës.

Kujtojmë se Adelina vazhdon të jetë aktive edhe në muzikë dhe këto ditë ajo ka lansuar edhe këngën “Ma kadal” në bashkëpunim me Sabianin, këngë kjo që ka më shumë së 2 milionë klikime. /GazetaExpress/