Adele shfaqet me 44 kilogramë më pak, habit të gjithë me daljen e fundit në bikini - Gazeta Express
string(81) "adele-shfaqet-me-44-kilograme-me-pak-habit-te-gjithe-me-daljen-e-fundit-ne-bikini"

Adele shfaqet me 44 kilogramë më pak, habit të gjithë me daljen e fundit në bikini

Gazeta Express

31/08/2020 12:19

Daljet e saj të fundit kanë qenë më të komentuara ndohta se të gjitha vitet e saj të karrierës, e kjo për shkak të ndryshimit drastik në pamjen e saj.

Adele më në fund na ka dhënë një pamje nga koka te këmbët pasi ka rrëzuar plot 44 kilogramë që nga nisja e dietës së rreptë.

Lexo Edhe:

Në një foto të ndarë në Instagramin e saj, këngëtarja shfaqet me një look të veçantë si nga Jamaica.

“Gëzuar atë që do të ishte Notting Hill Carnival, Londra ime e dashur”, është mbishkrimi i këngëtares në foto.

Megjithatë pavarësisht se të gjithë prisnin të shihnin rezultatin e dietës, ky look i këngëtares ka marrë shumë kritika, pasi lidhet me njerëz me origjinë afrikane.

Shumë ndjekës të tjerë e kanë ngatërruar Adele me këngëtaren Katy Perry.