Adama Traore nuk e përjashton rikthimin: Barcelona është shtëpia ime - Gazeta Express
string(67) "adama-traore-nuk-e-perjashton-rikthimin-barcelona-eshte-shtepia-ime"

Futboll

Gazeta Express

22/06/2021 13:10

Adama Traore nuk e përjashton rikthimin: Barcelona është shtëpia ime

Futboll

Gazeta Express

22/06/2021 13:10

Anësori i Wolvesit, Adama Traore e ka lënë derën e hapur për një rikthim te Barcelona.

25-vjeçari, i cili ka kaluar nga shkolla e futbollit të Barcelonës, La Masia para se të largohej drejt Anglisë në vitin 2015 e ka dëshmuar veten si një nga dribluesit më të frikshëm të Evropës gjatë kohës së tij te Aston Villa, Middlesbrough dhe Wolves.

Lexo Edhe:

Ai tha se Barcelona është shtëpia e tij dhe do të bisedojë me agjentët rreth një rikthimi potencial të tij.

“Barcelona është shtëpia ime. Unë jam rritur këtu dhe unë isha këtu për 10 vite. Ne duhet të bisedojme me agjentët e mi dhe të shohim se çfarë roli dëshiron Barcelona” – tha Adama Traore për RAC1.

Kontrata e Traores me Wolvesin skadon në vitin 2023, por thuhet se ai dëshiron një rikthim te Barcelona.

Ai luajti vetëm katër ndeshje për ekipin e parë të Barcelonës, kurse bëri 68 paraqitje për Barcelonën B.

Adama momentalisht është me Spanjën në Kampionatin Evropian dhe po shpreson të luajë ndaj Sllovakisë, pasi nuk iu dha asnjë minutë në ndeshjet ndaj Suedisë dhe Polonisë. /Gazeta Express/