string(73) "abuzuan-me-detyren-shkarkohen-5-punonjes-dhe-drejtuesi-i-imt-se-ne-himare"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 10:33

Abuzuan me detyrën, shkarkohen 5 punonjës dhe drejtuesi i IMT-së në Himarë

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 10:33

Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.

Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën. Shkak për këtë dyshohet se kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

aaaaa