Abuzonin me çmimet e ushqimeve dhe barnave, policia gjobit disa biznese - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2020 15:40

Abuzonin me çmimet e ushqimeve dhe barnave, policia gjobit disa biznese

Shqiperi

Gazeta Express

26/03/2020 15:40

Policia e Shtetit ka gjobitur disa administrator biznesesh e tregatë ushqimorë, të cilët kanë abuzuar me çmimet e produkteve në këto kohë të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.

Konkretisht në Tiranë, janë gjobitur me 5 mln lekë të vjetea 7 adminstratorë biznesesh, konkretisht:

“Janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë, 7 administratorë, konkretisht shtetasit J. P., K. B., M. Xh., K. S., P. C., M. A. dhe G. P., pasi në tregun agroushqimor, në minimarketet dhe marketet në pronësi të këtyre shtetasve janë konstatuar raste të abuzimit me listën e çmimeve, si dhe moslëshim i kuptonit tatimor.

Gjithashtu, po në Tiranë u procedua penalisht shtetasi P. Ç., për mospagim takash dhe tatimesh, si dhe fshehje të ardhurash, pasi në farmacinë e tij tregtonte medikamente pa kupon tatimor.”-njofton policia.

Gjoba po ashtu janë vendosur dhe në Vlorë.

“Në Vlorë u ndëshkuan me masë administrative 50.000 lekë secili, shtetasit M. I. dhe A. A., pasi gjatë kontrolleve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, në subjektet e këtyre shtetasve u konstatua se nuk lëshohej kupon tatimor.

Gjithashtu, po në Vlorë u proceduan penalisht shtetasi M. Xh., pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitet tregtar të padeklaruar në institucionet përkatëse dhe shtetasi E. Gj., pasi u konstatua se ushtronte aktivitetin tregtar në mënyrë të parregullt.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të abuzimit me çmimet dhe moslëshimin e kuptonit tatimor, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.”njofton policia./Express