Abuzoi në mënyrë të përsëritur seksualisht me 16-vjeçaren, arrestohet 53-vjeçari - Gazeta Express
string(79) "abuzoi-ne-menyre-te-perseritur-seksualisht-me-16-vjecaren-arrestohet-53-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2021 9:17

Abuzoi në mënyrë të përsëritur seksualisht me 16-vjeçaren, arrestohet 53-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

04/11/2021 9:17

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Libohovë të Gjirokastrës, ku një 53-vjeçar dyshohet të ketë abuzuar me një minorene 16 vjeçe.

Sipas Policisë shtetasi ka përdhunuar të miturën në periudha të ndryshme kohore. 16-vjeçarja ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Lexo Edhe:

NJOFTIM

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin K. H., 53 vjeç, banues në Libohovë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.