Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për barrierat dhe monitorimin e universiteteve në Kosovë.
Analisti Dibran Hoxha thotë se abuzimet me numra dhe kuotat e studentëve janë të panevojshme për tregun e punës.
“Abuzimet me numra, kuotat e studentëve janë të panevojshme për tregun e punës. Në këtë vit për 5700 vende në bachelor kanë apliku 6500 studentë, jashtë po mbesin 800 studentë. Këta 5700 nashta ki mundësi, ose jo në tregun e punës, por për master, kanë aploku 2000 veta, e janë 2400 vende dmth kanë mbet 400 vende të zbrazëta.
Po ta kish pru institucioni, që i thotë programit të masterit në UP i keni pru 2400 vende, na kemi një hulumtim që nuk duhet 2400 vende. Pra janë 2400 vende që agjencioni duhet të jenë”, tha Hoxha.
Hasnije Ilazi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë e kundërshtoi Hoxhën.
“Jo që duhet të jenë. Ti e din shumë mirë që nuk është ashtu. Unë po të kallxoj cka mundet më bo agjencioni”, tha ajo.