string(99) "abuzim-me-fondet-e-saspac-bkh-dhe-policia-kontrolle-ne-banesen-e-beqajt-dhe-te-arrestuarve-te-tjere"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 12:02

Abuzim me fondet e SASPAC, BKH dhe policia kontrolle në banesën e Beqajt dhe të arrestuarve të tjerë

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2024 12:02

Mëngjesin e sotëm u arrestua ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me fondet e SASPAC.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, bën me dije se policia dhe BKH aktualisht po kryejnë kontrolle në agjencinë e BE të  fondeve, SASPAC.

Kontrolle po bëhen gjithashtu në banesat e të arrestuarve dhe zyrat e tyre.

Veç Beqajt kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë, teksa janë dhënë edhe masa të arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje.

Mësohet se edhe Bjona Ziaj, konsulente financiare, është e përfshirë në skemën e faturave fiktive.

Arrest në burg

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitjeje

Bledar Leka

Bjona Zijaj