Abrashi thotë se deri më 15 gusht do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

26/07/2021 23:37

Abrashi thotë se deri më 15 gusht do të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave

Lajme

Gazeta Express

26/07/2021 23:37

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se subjekti të cilit i takon do t’i ketë emrat për kandidatë të komunave deri më 15 gusht.

Ai thotë se procesi i zgjedhjeve të brendshme nëpër pika ka qenë i drejtë dhe demokratik teksa ka thënë se numri i madh i të anëtarësuarve gjatë këtij viti ka rritur interesimin për kandidatë të komunave.

Lexo Edhe:

“Është kërkuar që të jetë numër sa më i madh i mundshëm i kandidatëve që procesi të jetë demokratik. Mirëpo edhe për këto pozita ka kritere”, thotë ai.

VV është subjekti i vetëm që nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Para katër viteve, kur u mbajtën zgjedhjet e fundit lokale, VV fitoi në tri komuna por që humbi pastaj dy prej tyre pasi kryetarë e komunave të Prishtinës dhe Kamenicës kaluan në PSD.

Në nëntor të vitit të kaluar Shpejtim Bulliqi i VV-së fitoi zgjedhjet e parakohshme në komunën e Besianës. Po ashtu, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, aderoi në VV para zgjedhjeve të vitit 2019 dhe kështu VV përsëri drejton tri komuna në Kosovë. /Express/