string(80) "abrashi-per-negociatat-vv-nisma-normale-kjo-pune-nuk-eshte-se-mund-te-ndaj-dicka"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 23:56

Abrashi për negociatat VV- NISMA: Normale kjo punë, nuk është se mund të ndaj diçka

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 23:56

Duke folur për diskutimet me partitë politike për të dalë nga ngërçi politik, deputeti i VV’së, Artan Abrashi tha se po zhvillohen diskutime me Nismën për tejkalimin e situatës politike, por nuk ka ende asgjë konkrete ose vendime të marra.

“Ne e kemi vullnetin të dalim nga kjo situatë, do të ulemi të diskutojmë edhe me deputetët tjerë, por edhe me Nismën. Është e qartë se me 22 tentativa ne obligohemi të flasim, është shumë normale kjo punë, se çfarë kërkesa kanë ata është mirë t’i pyesni ata. Edhe në fund ne vendosim a janë të pranueshme ato kërkesa, a janë të realizueshme, a kanë kosto shumë më të madhe.

Këto diskutime po ndodhin, nuk është se mund të ndaj diçka, sepse ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim”, theksoi ai në Rtk.

Theksojmë se sot ka dështuar edhe tentativa e 22-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sërish PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk kanë propozuar anëtarët për Komisionin për votim të fshehtë. Nga 109 deputetë sa ishin në Kuvend, pro komisionit ishin vetëm 54, një votë ishte kundër dhe asnjë abstenim.

Seanca vazhdon pas 48 orësh, më 29.05.2025 në ora 11:00.