Abrashi: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik - Gazeta Express
string(82) "abrashi-kurti-ka-shkelur-dy-here-kushtetuten-eshte-njeri-qe-se-njeh-rendin-juridik"

Gazeta Express

23/05/2020 6:57

Abrashi: Kurti ka shkelur dy herë Kushtetutën, është njeri që s’e njeh rendin juridik

Gazeta Express

23/05/2020 6:57

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Arbashi, ka thënë se qasja e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ka bërë që të rrëzohet Qeveria në fillim të muajit mars.

“Qasja e Kurtit është të kontrollojë gjithçka. Sistemi politik në Kosovë është ndryshe. Ndoshta ai është mësuar kështu në partinë e vet. E ka shkelë dy herë Kushtetutën. Nuk i ka njohur aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Abrashi.

Lexo Edhe:

“Po flasim për një njeri që nuk e njeh rendin juridik. Po shohim kërcënimet ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që militantët ta bëjnë punën tjetër. Nuk e di prej kujt është kërcënuar, por që është e orkestruar, është e orkestruar”.

“Ka bërë shkelje kushtetuese dhe ligjore nga dita e parë. Kurti nuk po e gjen vetën në këtë sistem politik. Albin Kurti nuk është i ri. E ka pasë Prishtinën, e ka kënaq, Prizrenin aq më keq”, ka thënë ai për Klanin.

Sipas tij, LDK ia ka dhënë mundësinë Kurtit për t’u dëshmuar në qeverisje por që ai e ka shpërdoruar atë.

“Shansin e ka pasë personalisht, shans të madh të bëjë punë të mëdha”.