Kandidati i VV’së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka publikuar listën e kanddiatëve për asamblenë komunale atje.
Ai ka thënë se janë 45 gra e burra të ndershëm e të përkushtuar.
“45 gra e burra të ndershëm, të përkushtuar, me zemër e mendje për komunën tonë. Zëri i çdo lagjeje dhe çdo fshati – gati të punojnë për një Prizren që funksionon 365 ditë në vit, për të gjithë, pa përjashtim.”
Abrashi ka shtuar se bartëse e listës është një grua.
“Të vetmit ku bartësja e listës është një grua, si dëshmi e qartë për vlerat tona: përfaqësim, barazi dhe besim në aftësinë e grave për të udhëhequr. Ky është ekipi që do të jetë pranë jush, në terren dhe në Kuvend, për të bërë realitet vizionin tonë. Bashkë, drejt fitores! #Prizreni365 #ArtanAbrashi #VETËVENDOSJE”