Deputeti i LVV’së, Artan Abrashi, i ka kërkuar u.d të presidentes, Albulena Haxhiu, që të procedojë me emërimin e anëtarit të tretë në KQZ, që sipas tij i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
Abrashi ka thënë se Haxhiu duhet të reflektojë dhe ta emërojë anëtarin e tretë.
“Në cilësinë e përfaqësuesit të LVV-së, ju bëj thirrje që krahas detyrave tuaja si ud. E presidentes, të reflektoni dhe ta emëroni anëtarëin e tretë të LVV-së në KQZ. Duke marrë parasysh vendin vakant dhe frymën demokratike që ka reflektu Neve na takon anëtari i tretë në KQZ. Kjo cështje duhet të zgjidhet sa më parë”, ka thënë Abrashi.
Një qasje e re investimi me Next to Vala Mar Premium Në një treg imobiliar që evoluon vazhdimisht, investitorët...