Abdyl Gashi i VV'së e fshin postimin me Rinas Zeqirin e arrestuar për kanabis, e prezantonte si kandidat për asamblist - Gazeta Express
string(114) "abdyl-gashi-i-vv-e-fshin-postimin-me-rinas-zeqirin-e-arrestuar-per-kanabis-e-prezantonte-si-kandidat-per-asamblist"

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 17:18

Abdyl Gashi i VV’së e fshin postimin me Rinas Zeqirin e arrestuar për kanabis, e prezantonte si kandidat për asamblist

Lajme

Gazeta Express

24/08/2025 17:18

Në Facebook-un e Abdyl Gashit, kandidat i VV-së për kryetar të Artanës, nuk figuron më postimi me Rinas Zeqirin, i arrestuar për kanabis, e të cilin e prezantonte si asamblist në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdyl Gashi ishte shfaqur i afërt nga ambientet e një restoranti me Rinas Zeqirin, të cilit i kishte kushtuar edhe një postim publik në Facebook, duke treguar se tashmë i arrestuari i ishte bashkuar listës së VV-së.

Por ky postim i publikuar me 13 gusht, nuk ndodhet më në profilin e Gashit.

Gjithsesi, Gashi në mënyrë ‘indirekte’ me një postim të publikuar sot konfirmoi arrestimin e Rinas Zeqirit, duke thënë se ai rezultoi ndryshe me pritshmeritë e tyre.

“E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi pas publikimit të informatës në media për arrestimin e asamblistit.

Policia ka informuar se gjeti një plantacion me rreth 500 bimë të llojit kanabis sativa në një fshat të rajonit të Gjilanit. Për rastin u arrestuan tre persona, të cilët u ndaluan për 48 orë.

“Këto bimë ishin të mbjella në katër sera dhe ishin në një fazë të mirë zhvillimi”, u tha në njoftimin e PK-së.

Plantacionet e kanabisit në Gjilan, Gashi i VV-së deklarohet për arrestimin e kandidatit të tyre për asamblist