Abdixhiku viziton Ramën në ditën e parë të punës së tij si kryetar i Prishtinës - Gazeta Express
string(79) "abdixhiku-viziton-ramen-ne-diten-e-pare-te-punes-se-tij-si-kryetar-i-prishtines"

Abdixhiku viziton Ramën në ditën e parë të punës së tij si kryetar i Prishtinës

Gazeta Express

08/12/2021 19:18

Lideri i LDK-së, Lumir Abdxhiku, ka vizituar sot Përparim Ramën, kryetarin e ri të Prishtinës, në ditën e parë të punës së tij.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i bindur që se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Prishtinës.

Lexo Edhe:

“Sot, në ditën e parë të punës, vizitova kryetarin e ri të Prishtinës, mikun tim, Përparim Ramën. E urova për detyrën e re dhe për misionin e tij dhe të ekipit të tij drejt transformimit të kryeqytetit.

Jam i bindur se mbështetja qytetare për të dhe LDK-në, në zgjedhjet e 14 nëntorit, do të përkthehet në punë e angazhime të drejta, të mbara e të mëdha për secilin qytetar të Kryeqytetit. Prishtina po nis një etapë të re zhvillimore, prandaj këtë rrugëtim do ta mbështesim me çdo forcë të gjithë.

Perparim, kryetar, të priftë e mbara”, shkroi Abdixhiku.