Abdixhiku viziton një biznes në Pejë, i ankohen për rrymë: Me LDK-në bizneset do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës - Gazeta Express
string(130) "abdixhiku-viziton-nje-biznes-ne-peje-i-ankohen-per-rryme-me-ldk-ne-bizneset-do-te-trajtohen-si-partnere-ne-zhvillimin-e-republikes"

Abdixhiku viziton një biznes në Pejë, i ankohen për rrymë: Me LDK-në bizneset do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës

Lajme

Gazeta Express

17/01/2025 16:24

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot kompaninë Gemix në Pejë.

Kreu i LDK-së vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie duke e quajtur “shembull të sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.”

Lexo Edhe:

Abdixhiku theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, duke premtuar politika që i trajtojnë ato si partnerë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!” – tha Abdixhiku.