Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka vazhduar takimet në fshatrat Studençan dhe Mushtisht të Suharekës.
Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook tha se ka interesim të madh për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për atë që e përfaqëësojnë.
“Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne!
Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, tha Abdixhiku.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...