Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten kanë marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të vajzës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugovës, e cila është martuar sot në katedralen qendrore të Prishtinës me Agron Gjeloshin.
Abdixhiku ka uruar familjet Rugova dhe Gjeloshi dhe ka pasur një kompliment të veçantë për gruan e ish-presidentit Rugova, duke thënë se “ka shkëlqyer”.
Postimi i Abdixhikut:
Sot, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, bashkë me Albinën, pata kënaqësinë dhe nderin të marr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Teuta Ibrahim Rugova dhe Agron Nikë Gjeloshi.
Një ceremoni plot dritë, ndjenjë dhe dinjitet, në frymën e një trashëgimie të thellë familjare e kombëtare.
Teutës dhe Agronit, të rritur në familje të lidhura ngushtë me rrugëtimin historik të Kosovës, ju uroj jetë të gjatë, të mbushur me dashuri, respekt e bekime të pafundme.
Urime Familjes Rugova dhe Gjeloshi për këtë ditë gëzimi!
Në veçanti, urime zonjës Fana, e cila vërtetë shkëlqente në këtë ditë.