Abdixhiku ua prezanton qytetarëve të Hanit të Elezit projektin për gazifikimin e Kosovës: Ju sjellë punë, mirëqenie e mundësi - Gazeta Express
string(123) "abdixhiku-ua-prezanton-qytetareve-te-hanit-te-elezit-projektin-per-gazifikimin-e-kosoves-ju-sjelle-pune-mireqenie-e-mundesi"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 19:39

Abdixhiku ua prezanton qytetarëve të Hanit të Elezit projektin për gazifikimin e Kosovës: Ju sjellë punë, mirëqenie e mundësi

Lajme

Gazeta Express

12/01/2025 19:39

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumr Abdixhiku, ka mbajtur tubim në Han të Elezit.

Ai ka thënë se Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës.

“Ngrohtë dhe plot ngrohtësi ishte edhe në qytetin e vogël të Hanit të Elezit! Sërish, pas një kohe të gjatë, u pritëm me plot shpresë e vullnet”, ka thënë Abdxhiku

“Hani i Elezit do të përfitojë nga gazifikimi i Kosovës, një projekt kyç ky i ‘Rrugës së Re’. Ky investim, i sjellë banorëve rë kësaj komune punë, mirëqenie e plot mundësi”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka gjetur bazën e vet në këtë qytet të vogël jugor.

“LDK ka rigjetur bazën e vet në këtë qytet rë vogël jugor. Dhe them sot me bindje të plotë, se ndryshimi i madh po vjen tashmë”, ka thëë ai. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement