Abdixhiku thotë se Kosova ka nevojë për investime: Nëse ruajmë paratë, na duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën - Gazeta Express
string(120) "abdixhiku-thote-se-kosova-ka-nevoje-per-investime-nese-ruajme-parate-na-duhen-100-vjet-per-te-perfunduar-infrastrukturen"

Abdixhiku thotë se Kosova ka nevojë për investime: Nëse ruajmë paratë, na duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën

Lajme

Gazeta Express

12/12/2024 23:01

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë investime.

Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ai tha se programi politik i LDK-së “Rruga e Re”, ka plane konkrete për investime në të gjitha fushat.

Lexo Edhe:

“Kosova ka nevojë për investime, investime kapitale që me këtë qeverisje për katër vjet kanë munguar”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, me logjikën e ruajtjes ose mbledhjen e parasë, Kosovës i duhen 100 vjet për të përfunduar infrastrukturën.

“Me 12 miliardë euro buxhet, për 4 vjet, asnjë investim ose projekt që mbahet mend”, tha Abdixhiku.