Abdixhiku thotë se e ka takuar Hamzën: Haradinaj e keqkuptoi mirësinë time, nëse s'do me u taku punë e madhe - Gazeta Express
string(105) "abdixhiku-thote-se-e-ka-takuar-hamzen-haradinaj-e-keqkuptoi-miresine-time-nese-sdo-me-u-taku-pune-e-madhe"

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 13:56

Abdixhiku thotë se e ka takuar Hamzën: Haradinaj e keqkuptoi mirësinë time, nëse s’do me u taku punë e madhe

Lajme

Gazeta Express

11/04/2026 13:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se ka pasë takim me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, lidhur me çështjen e Presidentit.

Ndërkaq, me liderin tjetër opozitar, Ramush Haradinajn e AAK’së, Abdixhiku tha se ai ka refuzuar takimin.

“Po jam takuar me zotin Hamza. Kam zhvilluar diskutime për të parë pozicionin e tyre. Zoti Haradinaj ka pasur refuzim takimi, me thënë të drejtën është qëndrim i tyre që s’duan të takohen po mos të ankohen pastaj sepse takimi është parakusht i diskutimeve normale njerëzore. Si duket zoti Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time për të pasur komunikim, po në qoftë se s’do me u taku, punë e madhe”, tha ai.

Ndërkohë, Abdixhiku tha se qëndrimi i partisë së tij është se s’mund t’i takojnë një partie të tri pozitat kryesore në shtet.

Advertisement
Advertisement
Advertisement