string(99) "abdixhiku-takon-rohden-e-njofton-per-propozimin-e-ldk-eshte-zgjidhje-e-perkohshme-por-e-domosdoshme"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 16:35

Abdixhiku takon Rohden, e njofton për propozimin e LDK: Është zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme

Lajme

Gazeta Express

14/05/2025 16:35

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, me të cilin kanë diskutuar rreth krizës institucionale dhe ndikimin që ka ajo në funksionimin e rregullt të institucioneve, shkruan Gazeta Express.

Në njoftim bëhet e ditur se i pari i LDK-së e ka njoftuar Rohden për propozimin që ka bërë kjo parti për themelimin e një qeverie nacionale të tranzicionit.

‘‘Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Gjermanisë, z. Jörn Rohde.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë mbi krizën institucionale dhe ndikimin e saj në funksionimin e rregullt të institucioneve demokratike.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Rohde mbi propozimin e LDK-së për themelimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit, si një zgjidhje e përkohshme, por e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual dhe për të kthyer funksionalitetin e shtetit’’, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet edhe se, Abdixhiku ka deklaruar se bllokada e krijuar është e papranueshme, dhe se situata e tillë e cenon mirëqenien e qytetarëve.

‘‘Në këtë kontekst, kryetari Abdixhiku ritheksoi qëndrimin e LDK-së se bllokada politike dhe institucionale është e papranueshme, duke nënvizuar se një situatë e tillë cenon drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve dhe pengon rrjedhën normale të proceseve shtetërore si dhe zhvillimin institucional të vendit’’, thuhet aty.

Po ashtu, kryetar i LDK-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon të ia japë Kosovës.

‘‘Gjatë këtij takimi kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës, veçanërisht në proceset integruese, forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe u rikonfirmua bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të dyja vendeve dhe përkushtimi drejt avancimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi’’, thuhet në njoftim. /GazetaExpress