Abdixhiku takon Hargreaves: Vendimi i sotëm i Gjykatës fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën - Gazeta Express
string(99) "abdixhiku-takon-hargreaves-vendimi-i-sotem-i-gjykates-fitore-e-madhe-per-demokracine-dhe-republiken"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:34

Abdixhiku takon Hargreaves: Vendimi i sotëm i Gjykatës fitore e madhe për demokracinë dhe Republikën

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 16:34

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Abdixhiku ka treguar përmes rrjetit social Facebook, se në këtë takim kanë folur për zhvillimet e fundit politikë në vend – në theks të veçantë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në Kuvend; dhe qëndrimin tonë të palëkundur si Lidhje Demokratike e Kosovës ndaj kësaj çështjeje”, ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku tha t’i ketë thënë ambasadorit se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe Republikën e Kosovës.

“Theksova para ambasadorit Hargreaves se vendimi i sotëm i Gjykatës përbën një fitore të madhe për demokracinë dhe për Republikën tonë. Ky vendim konfirmon plotësisht të drejtën e kërkesës dhe lëndës që ne e kemi dorëzuar si LDK – dhe përforcon qëndrimin tonë të qartë, të mbajtur që nga dita e parë: se demokracia nuk mund të shtypet, e Kushtetuta nuk mund të shkelet. Në fund të takimit, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express