Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka takuar asambleistët më të votuar në mërgatë nga radhët e LDK-së.
Ai përsëriti thirrjen për t’u regjistruar për të votuar.
Ndërsa, tha se ata që vijnë në fundvit në Kosovë nuk kanë nevojë për regjjistrim.
“Takuam sot asambleistët më të votuar nga Mërgata – ata që, bashkë me kandidatët e tjerë, bënë të mundur që për herë të parë LDK të dalë e para nga vota e bashkëatdhetarëve tanë. Ky është një moment historik për LDK-në dhe një mesazh i qartë nga mërgata jonë. Nga ky takim, bashkë me ta, përsërisim thirrjen për regjistrim. Kemi edhe 9 ditë kohë. Çdo ditë vlen e çdo votë përcakton të ardhmen e atdheut tonë. Bashkatdhetarët që në fundvit vijnë në Kosovë, nuk kanë nevojë për regjistrim. Ju presim këtu, në votë dhe në fest”, ka thënë Abdixhiku. /Gazeta Express
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...