string(68) "abdixhiku-takimi-me-presidenten-do-te-jete-vetem-per-zgjedhje-lokale"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 13:38

Abdixhiku: Takimi me presidenten do të jetë vetëm për zgjedhje lokale

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 13:38

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani do të jetë vetëm për zgjedhje lokale.

“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kjo është tema e diskutimit. Vetëm për zgjedhje lokale do të jetë”, tha shkurt Abdixhiku derisa për gazetarët, raporton Gazeta Express.

Deklarata e tij vjen pasi u përfol se në këtë takim me presidenten mund të flitet edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së sotme tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që të mbahen dy palë zgjedhje.

“Sot kemi ftesë nga presidentja Osmani që të takohemi në orën 14:00 të flasim për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Ne do të jemi të pranishëm në këtë takim. Është e rëndësishme që partitë politike të dëgjohen të shihen propozimet e tyre për datën e mundshme të zgjedhjeve lokale. Por nuk përjashtohet situata ku mund të mbahen të dyja bashkë. Ne nuk jemi kundër si VV, nuk është ky qëndrimi ynë primar. Por në qoftë se mbahet peng dhe nuk konstituohet Kuvendi atëherë e vetmja zgjidhje tjetër janë zgjedhjet. Ndonëse ne e dimë që pa u konstituar Kuvendi nuk mund të shkohet në zgjedhje, por kjo mund të bëhet me një marrëveshje të re politike”, tha ajo.

Edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, më herët përmendi takimin me Osmanin në këtë kontekst.

“Takimet kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Sot e kemi edhe me presidenten dhe besoj që takimet e tilla janë të mira kudo që ndodhin, pavarësisht se nga kush thirren. Shihet që është një përpjekje për të gjetur zgjidhjen, besoj që ka me pasë pjekuri të mjaftueshme që në një moment të caktuar të vijmë edhe te zgjidhja”, tha ai.

Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Menjeherë pas konsultimeve, pritet që presidentja të caktojë datën e zgjedhjeve./Express/

aaaaa