string(104) "abdixhiku-smund-te-sillesh-ne-emer-te-popullit-me-rezultatin-e-para-4-viteve-ka-nje-vullnet-ndryshe-tani"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:56

Abdixhiku: S’mund të sillesh në emër të popullit me rezultatin e para 4 viteve, ka një vullnet ndryshe tani

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 11:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku prezantoi sot agjendën e Qeverisë së Unitetit, të cilën kjo parti synon ta formojë së bashku me të gjitha partitë tjera parlamentare.

Ai tha në një konferencë për media se LVV-ja po e merr për bazë ende rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021.

“Nuk mund të kesh qeveri që sillet në emër të popullit me rezultatin e para 4 viteve. Ashtu edhe partitë tjera le të sillen me rezultatin e para 15 viteve”, tha ai.

Abdixhiku tha se “ne kemi krizë legjitimiteti në qeveri”.

“Ka një vullnet ndryshe të popullit të Kosovës. Populli i Kosovës mendon ndryshe pas zgjedhjeve të fundit të 9 shkurtit. Pra, ne duhet ta reflektojmë vullnetin e këtij populli. Nuk po mund ta bëjmë një shumicë, për faktin e thjeshtë: sepse duam shumicë me 61 vota nga një Parlament me 110 vota. Të gjitha partitë politike e kanë refuzuar Listën Serbe. Pra, na duhet 61 votëshi nga 110 votëshi dhe kjo e bën më të pamundur shumicën, e bën shumë të mundur krizën dhe e bën të domosdoshëm tani propozimin e tillë”, tha ai.

Kryetari i LDK-së tha se “do të punojë” për ta shtyrë përpara këtë propozim, ndërsa shtoi se është i gatshëm edhe të dëgjojë propozime të tjera.